A ja vlen te besh tifozllik per keta lojtare?

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

A ja vlen te besh tifozllik per keta lojtare?

Post by tironsi_tr » Fri, 19 Oct 2007 , 17:47

Kete teme e kom hap dhe ke www.albsport.com por desha me dit mendimin e shkodronve mbi ket ceshtje. Gjej rastin me pershendet Saladonin!!! (e bona si ke kanali shijakut :lol: )



A ja vlen te besh tifozllik per keta lojtare?
Shqiperi-Bullgari



Edhe durimi sos* (mbaron) nje here... Nuk ka me durim per lojtare, qe dhe me porte bosh nuk dine te shenojne, apo me falni mos ishte penallti? Lind pyetja, sa vjet ka ai lojtar qe luan ne Bundezligen Gjermane? Shume! Do ishte pergjigja. Nuk di a hahen fara luledielli dhe ne Bundezligen Gjermane ashtu si ne Superligen Shqiptare, sepse ajo penallti nuk duhej humbur. Shume nga ju do thone, e se gje qe ndodh eshte. Ashtu eshte nje gje qe ndodh eshte per nje Itali qe eshte e velur me fitore, nje Brazil apo Gjermani, por jo per nje Shqiperi, per miliona njerez qe e quajne veten Shqiptare ajo penallti eshte gezimi i nje jete, te cilen do e permendnim me vite, ashtu sic permendim fitoren kundrra Grekut. E keshtu me ze te fuqishem them: A ja vlen tifozlliku per keto lojtare? Tifozllik per kombetaren do bejme gjithmone, por me keto lojtare qe te cojne deri tek burimi e s'te japin uje, a ja vlen? Atehere, me te drejte une them, se ne kombetare kemi lojtare lara lara. Lojtare qe shpresojme per nje te ardhme te madhe Vangjeli, Salihi, Hyka etj. Lojtare qe shpresojme te na ikin sa me pare Bogdani, Duro, Skela etj. Lojtare qe japin shpirtin ne kombetare, por s'kane karakterin e duhur per nje futbollist Dallku, Muka, Haxhi etj.

Me sakte, nga t'ja fillosh e nga t'ja mbarosh me kete kombetaren tone. Po e kap nga Barici gjak nxehte, por dhe mund te ishte ndeshkuar me te verdhe, gjithesesi ne moshen e tij nuk i falen keto gabime amatoreske. Nje trajneri ne rang kombetar, qe ka shijuar te qenurit i treti ne nje boteror te madh, lenia e skuadres ashtu nuk i shkon per shtat. Ta marresh kete ndeshje Shqiperi-Bullgari me seriozitet do thuhej se ishte nje loje e bukur ne thonjza te pergjithshme, por ne nje aspekt me te imet do kuptoni se ishte nje gjurulldi e vertete. Gabime pa fund si ne sulm dhe ne mbrojtie. Nje e vrapuar pa matematike, por si kal karroce - thote nje shprehje e urte. Me nje Salihi ne forme, por qe i le vendin nje Bogdani qe pa frike do thoja e ka harruarr se cfare ere mban goli. I cili pervecese te humbi raste, shkakton dhe denime te shumta ne sulm. Per nje Hyka te ulur ne stol per 90min, edhe pse nje Skele qe ka fuqi vetem per 45min luan 90min. Apo nje Duro, i cili beson verberisht se i vetem mund te mundi nje ekip kundershtar, harron se te ben te cohesh e te dalesh prej stadiumi ose.. ose te fikesh televizorin. Nje Haxhi ne forme per moshen qe ka. Nje Haxhi qe luan me zemer gjithmone, ashtu sic ben nje Dallku, por lojtare qe ne momente te caktuara gabimet e tyre na ndeshkojne shume. Eshte e kote te marrim nje per nje ne emer, sot me eshte mbushur mendja seriozisht, se lojtareve tone i mungon mentaliteti i duhur kur hyjne ne fushen e lojes. Kane nje mentalitet deshtak, qe bejne nje gol, me falni autogol. Humbasin raste te panumerta, sepse sulmojne me frike dhe jo sepse mund ose duhet te bejne gol. Humbasim dhe penallti nga kjo frike deshtaku apo mentaliteti jo profesional. Por mbi te gjitha marrin nje gol ne minute te 88. Kjo eshte vertetesia e nje ekipi qe sado te na egzaltoje ne nje ndeshje, ne minuten e 88 di mjaft mire te ta shkul zemren prej kraharori. Nje ekip pa mentalitet! E vertete, qe me Hollanden fituam nje kombetare, por nje kombetare qe ka nevoje per ndrryshime, nje kombetare qe ka nevoje per mentalitet luftarak, sepse baza eshte aty, por duhet te dime si ta shfrytezojme. Nje kombetare qe luan pa tru i rrofte zemra ose kemba e palodhur. Sot, mjaftonte zgjuarsia minimale per te kuptuar se Bullgaret ishin ne nje nga ditet e tyre me te keqija, por jo ne duhet te mbrohemi, duhet te luajme te terhequr, ne vend qe piken e dobet te kundershtarit ta shfrytezonim ne favorin tone, per te shenuar jo vetem 1 gol, por 2 ose 3. Le te pesonim 1gol, do e quanim sikur prishte syrin e keq. E verteta pra lexues eshte, se ne jemi po aq keq sa pame nje Bullgari, sepse dhe ajo Bullgari aq dobet sa qe pati raste te shumta per gol, por falenderojme nje Vangjeli e nje Beqaj te cilet s'na lane te turperoheshim. Falenderojme dhe gjygjtarin, qe mesefundi na dha nje penallti shume mese te merituar, per t'na bere te kuptoje se sado te mbrohemi duke thene se na kushtezojne gjygjtaret, ne dime te humbim dhe penallti.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 19 Oct 2007 , 17:59

Un e kam pa ndeshjen ne nje lokal shqiptaresh, atmosfera ka ken e ndezur dhe kemi brohorit gjithe kohen per skuadren, barazimi na ka hidheru te gjitheve, po un nuk jam kurrsesi dakord me kyt shkrim ose me theniet se Skela e humbi qellimisht penalltine.
lojtaret e skuadres shqiptare lujn ndonjehere shume mire, ndonjehere bile edhe amatore, por un jam i bindun se ata ne fushen e lojes japin maksimumin dhe losin me shpirt.
rastin e penalltise se humbun un nuk do ta ekzgjeroja kaq shume: penalltia ishte e gjujtun "mesatare", por portieri reagoi shume mire, skela ka pas here te tjera, raste qe nuk me ka pelqy ne lojen e tij, por kunder bullgarise ka ba nji loje te madhe, dhe prandaj nuk i duhet me i mohu punen qi ka ba.

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Fri, 19 Oct 2007 , 18:06

une nuk thashe se e ka bo qellimisht, me vjen keq, biles ai lujti me verte me shume shpirt. por ka sa vjet titullar me kombetaren? sa vjet ka ne bundeslige? pra eshte lojtar profesionist dhe si i tille i takote ta tunde rrjeten fuqishem mos me thene ta cante fort, se na mbyti dufiiiiiii per nje fitore. une thjesht per kete e qortoj, spo e shaj as dhe per momentin nuk e shava, lere c'them me shaka andej ketej per humor, por ai ka dhene per kombetaren kete s'ja mohoj, por dije se s'do i mbahet mend asgje pervec asaj penalltie dhe trishtimit/zhgenjimit te rradhes/mohimit te gezimit te superkerkuar. Do thuhet, po ka qene lojtar i mire po a e mban mend si humbi ate penalltine me Bullgarine atehere? Ba c'na mori me qafe. Mendoj se duhet ta kishte gjujt dikush tjeter... megjitate, shkrimi im s'ka per qellim vetem Skelen, ka nje tjeter thelb ne te, qe edhe kombetarja eshte bere me ca "gjenerale" si puna Tirones qe s'dune me ik per qamet... ketu eshte thelbi s'eshte te Skela.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 19 Oct 2007 , 18:22

un e di se nuk ke than se e bani me qellim, po ka dan fjalet kshtu.
Sa per gjeneralet, jam dakord qe duhet te lose futbollisti me ne forme: psh: bogdani lun gjithmone, po ai edhe ne formen me te mire sportive nuk ka kapacitet per 90 min

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 19 Oct 2007 , 18:28

Po ta tham une pse nuk ja vlen me ba tifozllek per kete kombtare edhe pse ne nuk do te ecim para kurre.Ne kampionatet europian U-19 qe eshte duke u ba ne kemi thire ne kombtare nje Mirgen Bushati qe luan me te rinjt e skuadres e nje skuadre qe luan ne kategorine e pestye italiane http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=3500&l=a kurse maqedonia ka thirre nje shqiptar si Sevdail Selmani qe luan me U-19 e B.Dortmundit.pra maqedonia angazhohet me talentet shqiptar ma shume se angazhohena na.tek ne mjafton qe dikush te paguj.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 19 Oct 2007 , 18:51

Sa per punen e "t'perhershemve", deshta me than qi Bariqi ka ba pun te mir e i ka pastru da krena, si puna e Tares me shok, qi s'kan dhan najher per komtaren, apo edhe Bushit me shok, qi kan dhan bajagi per komtaren po qi i ka ik mosha. Shoku i Besnik Hasit e Muratit e morren vesht e iken vet.
Ne na duhen futbollista qi lujn neper ekipet e tyne, jo lojtar qi xejn stolin. Kapllani s'asht ty lujt simjet, edhe ky s'e fut. Nji gabim qi ka ba stafi teknik asht qi heku Salihin. Aty asht dasht me hek Bogdanin, qi s'bani gja hiq ne neshje, se Salihi e tentoi porten, u gjet ne tana repartet e mesfushs kur vite puna me e kriju aksjonin prej mrojtjes ne, edhe asht lojtar qi ta ban golin kur se pret, per kyt te funit e ka tregu vedin ne Austri, perkunder Bogdanit qe s'po ban gja n'Livorno.
Per punen e penalltis, asht e drejt me than qi Skela e ka gjujt dobt. Penalltia, sado n'an dhe sado fort qi t'jet, nuk gjuhet 2 pllam mi tok, se njaja asht naltsia ku hellet portieri. Penalltia asht mu gjujt ose tokazi ose nalt fort. Por siq u tha, kan hup Maradona me shok penallti, e s'pa e hupka i cop Skel. Ta kishte hup po t'ishte 0-6 per bullgarin s'i kishte than kush gja, por rezultati dhe rrjedha e ngjarjeve te len shkas me t'met pishman hupja e penalltis, se siq tha tiransi, na ka marr malli me e fitu i neshje iher (pa llogarit Luksemburgun qi lun ne formacion baz me furrtarin e lagjes dhe shoferin e linjes urbane).
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Fri, 19 Oct 2007 , 21:12

Une nuk di gja se sa din ti tironsi per kombtaren, sepse shifesh se e ndjek shume futbollin (e kam seriozisht), por nese dona me kene te sinqerte, kombtarja shqiptare nuk ka ken najher ma mire se sot. Nuk ka pas ma mire me thane ma shume sukses se me ikyt Baric, kjo asht e vertete. Tash se u hup nji penalti, nuk u ba nami, sepse sic e permenda edhe ne nje postim tjeter, kane hup penaltina lojtar boteror e ja ma Skela. Kombtarja shqiptare kohet e fundit ka tregu se nuk asht ekip qe kalohet kollaj, kete e tregun edhe me Hollanden, ku krejt ne fund fitunen.

Qa pretendon ti , me u ba Shqipnia si Hollanda e Italia e Gjermania a??? Ne pritsh ikyt, dije se mund te botosh libra si puna asaj qe ke shkru ma nalt, sepse ikaq kena force ne itash per itash. Duhet me i gjyku gjanat sipas situates.
Ti ke Angline, qe nuk po del ne finalet e 2008-tes, ka vetem shume pak shance me dal, lene ma kta tonet.

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Fri, 19 Oct 2007 , 21:28

jo me lal libra s'boj une e kemi nji besnik dizdari qe shkru mrekullina, por ja per kete mentalitetin po flas une, se po te ishte mentaliteti ndryshe do ishim goxha me shum pike, meqe potenciali eshte!!! gjithe te mirat!
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

User avatar
rai
I Perjetshem
I Perjetshem
Posts: 627
Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
Location: n'kry t'mahalls
Contact:

Post by rai » Sat, 20 Oct 2007 , 03:20

Per te ju pergjigj pyetjes ,dhe temes se ...a ja vlen te besh tifozllek per keta fare lojtaresh ?
Une them se nuk asht nje pyetje fort e menqur (natyrisht mendimi im)...pasi jo vetem qe ja vlen por ja vlen shume biles, dhe cdo argument tjeter eshte absolutisht i pa menduar mire.Djemt tane mblidhen me deshire ne grumbullimet e kombetares me seriozitet te plote dhe besoj se kane qendruar shume besnik skemave te trajnerit te tyre ne gati te gjitha ndeshjet e luajtura.Otto po ashtu ja vlen te vazhdoje pasi per aq sa paguhet nuk gjejme dot trajner ma te mire....ju lutem mos me flisni per trajneret shqiptar se i dime mire mentalitetin e tyre dhe nderhyrjet. nje edicion ma pare me trajner shqiptar ishim kur Sllovenia na rrahi mren e jasht.......keshtu qeUROJ QE SA MA SHUME SHQIPTAR TE PERKRAHIN KETO DJEM TE MBARE SHQIPTAR
VLLAZNIA - mei unus, verus, precipuus ferveo

Image

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 20 Oct 2007 , 22:18

tironsi
pytja krejt pa vend edhe pse je mundu me e sqaru ne menyren tande .
qe ti hysh tan atij shkrim ish dashte te paketen me pas ba naj shkolle ose kurs specializimi per drejtim ekipesh,apo me pas lujte vete e me dite si organizohet nje ekip,kondicionet fizike ,menyrat e lojes se lojtareve etj etj. noshta i ke e po te bij ne qafe kot por nese si ke e gjithe ajo qa ke shkrujte del si me than Opinionist i tipit xhenerik-pompist.
(sdu me te fy me kto fjale por po du medal dikund tjeter)

nese ke lujte najhere futboll do te kete qellu me kene para portes e me te shku kama huq ,kjo ju ndodh edhe profesionistave por kuptohet se ne perqindje ma te vogel .
mentaliteti i humbesit ne vite na ka mundu shume e kjo hala reflektohet ne momente te veqanta ,plus ksaj edhe trysnia e madhe nga ana e tribunave me tifoze per komtaren ndihet veq kto vitet e fundit sepse mos te harrojm qe shum pak tifoza ka pase ma perpara e lojtare te pa din e iman kan lujte harushe me komateren tone kurse tash jan nen trysni ma te madhe .
une tham qe ja vlen me shku sepse nese ne sjena atje motivimi asht ma i paket e kjo na qon veq mrapa sepse ska ndodh najhere ma perpara qe lojtare te kalibrit ne komtaren tone me ju kerku si nder personal pjesmarrejn e grupeve te organizume ne stadium per ta perkrahe komtaren sepse kur jena ne atje ata motivohen edhe ma shume.rasti i fundit ishte me hollanden ku lujtem te barabarte dhe te garantoj qe nje pjese e asaj ka kene edhe perkrahja e madhe e bame prej tifozave ne tribune.
e keqja asht se tek ne shqiptart e shqipnise ndjenja komtare asht pak ma e dobet dhe shume here shfaqim ndjenja lokaliste e perbuzim ato komtare kur asht ne pytje komtarja.edhe ne shkoder ka prej atyne qe thojn sme intereson komtarja nese nuk lun naj shkodran,apo te tiranasit nese slun naj tirons.e kam pa edhe ne shkoder me sllovenine edhe ne ndeshjen e fundit me bullgart ku edhe prej anes tone ne shkoder kishte pak njerz e aq ma pak ne tirane ku kishte krejt pak .
ma pare pranojm mos me shku me ba tifo per komtaren se slun Salihi sesa me bertitte kur ban gol shqipnia .
kjo asht marre' per te tan ne !

une per Shqipnine kam me ba tifo sa tjem gjalle por sdon me than qe skam me protestu nese shoh qe ka lojtare qe sju plas trapi per ne qe shkyhena ne tribuna .

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Sun, 21 Oct 2007 , 08:46

Tironsi, pak je shpreh keq ti e pak t'kuptojn keq te tjert e asht ba lamsh muhabeti :lol: :lol: :lol: . Ata lojtart, te cileve ti i referohesh jane ne fund te karrieres me kombetaren po per mendimin tem kena hala nevoj per Skelen (dy ndeshjet e fundit ka ken ma i miri n'fush, mos gjyko penalltin), Lalen, Bogdanin, Deden edhe thjesht per faktin se nuk kena alternativat e duhuna. Baric ma ka prish pak qejfin tesh n'fund po per mendimin tem duhet me e majt edhe per dy vjet te tjer se ka ba nji pun shum t'mir me zbulmin e talenteve t'ri e n'kyt menyre mund t'kompletojn nje rinovim qe do ta ulte moshen mesatare t'komtares n'menyr te ndjeshme. Po un' gjithmon tham se fati i komtares asht i lidhun edhe me fatin e pavarsise te Kosoves. A kena me pas nje komtare t'perbashket? A lejohet nga UEFA e FIFA? N'qofte se jo sa prej lojtareve me origjin kosovare do t'vazhdojn me lujt per komtaren shqiptare? N'lidhje me kyt gja i kam pa ba nji pytje edhe redbluboys-it, meqe asht n'kryesin e TKZ e mund t'kete nej konfidence po nuk ma ka var hiç muhabetin. Un' jam me moton 1 komb 1 kombetare po jan te tjert qe vendosin e deri ateher fati i komtares do t'jet i paqarte
vllaznia veç me shkodran

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 21 Oct 2007 , 14:36

Tytjeta juj,

Shqipnia kohet e fundit ka tregu shume rritje si ne loje po kshu edhe ne mentalitet.
Por duhet me punu shume per me rrit mentalitetin e skuadres, edhe mentaliteti i saj mund te rritet me drejtimin profesionist te nji tranjeri me aksperience, me nje drejtim profesionist te organeve organizuese si edhe me mbeshtetjen e flakte te tifozerise.
Mu sme duket se komtarja jone ka gjenerale, edhe me ardhjen e Baric, me duket se kane lujt lojtaret qe e kane meritu.
Po kshu asht gjynah me hedh poshte kontributin e ish-lojtareve te komtares si Tare, Murati, Hasi, etj.
Problem ka me kene edhe kur Kosova te marrin pavaresine e saj. Per me kene nji komtare duhet qe Kosova te mos rregjistrohet ne UEFA & FIFA, por me aq sa shifet, FFK-ja e ka ne mend me u rregjistru , kshu qe kan me ken 2 komtare :( .



P.S. Mirgen Bushati ka ba 2 gola me U-19.
Vllaznit Ultras

Image

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Mon, 22 Oct 2007 , 21:19

gdr wrote: N'lidhje me kyt gja i kam pa ba nji pytje edhe redbluboys-it, meqe asht n'kryesin e TKZ e mund t'kete nej konfidence po nuk ma ka var hiç muhabetin. Un' jam me moton 1 komb 1 kombetare po jan te tjert qe vendosin e deri ateher fati i komtares do t'jet i paqarte
gdr

me fal nese s'tjam pergjegj ma heret por se kam pa shkrimin noshta :oops:

problemi i dy ekipeve perfaqesueseve ekziston por nese flasim per komtare ajo asht 1 dhe vetem 1 sepse nese bahet kosova republike dhe pranohet ne Fifa-Uefa ajo do formoje nje ekip qe do perfaqesoje kosoven si shtet .mesa dihet nga rregullat e vendosuna per shtetin e ri te kosoves ne perfaqesuesen e saj do duhet te marrin pjese edhe serbe,turq,ashkali etj etj sepse duhet qe ne fillimet e saj ajo ti permbahet rregullave te gjithperfshirjes se etnive qe bajn pjese ne kosove si pjese e standarteve te vendosuna ne cdo fushe nga komuniteti nderkomtar e ktu hyjn edhe ekipet qe do perfaqesojn shtetin e ri .
tash lind pyetja .
a mund te konsiderohet kjo skuader komtare e dyte e shqiptareve kur ne te marrin pjese edhe jo shqiptare ,biles biles ma mire me than antishqiptare ?
shume tifoza nga kosova kan deklaru qe kete skuader sdo ta njohin kurr si komtare shqiptare por thjesht si nje perfaqesuese te kosoves . jo me kot ka dal edhe banderola " NJE KOMB NJE KOMBETARE" .
a imagjinoni me ba tifo per nje komtare qe quhet shqiptare por ka nje flamur te ndryshem nga ai shqiptar ? :shock:
e komtaret nuk jan thjesht skuadra por edhe simbole qe ne kete rast skan me kene njesoj si te shqiptareve. :evil: deri qi te vijn nji dite e ti hekum ata mut kufijsh Shqiptaro-Shqiptar qe na ndajn si muri Berlinit .
tash mete per tu pa reagimi i disa lojtareve por me pergjegjesi mundem me than qe shume prej tyne qe lujn me komtaren shqiptare e kan pranu pa asnji hezitim qe ka vetem nje komtare dhe ajo asht KOMTARJA AKTUALE SHQIPTARE qe ne fakt me mentalitetin e ri te krijum nga ata qe e drejtojn kan ba te mundshme qe komtarja te jete gjithperfshirese por normalisht me idene qe ne komtare kan me lujte ma te miret e jo pse je prej ksaj apo asaj krahine.
kena pas nje kontakt edhe me Bariqin para do kohesh dhe kete bisede e kena ba dhe na ka sqaru pa asnje hezitim qe do grumbulloje ne ekip te gjithe ata qe i thojn vedit shqiptare dhe lujn me gjithe shpirt per kete komtare dhe do largoje menjehere ata persona qe komtaren e shohin vetem per interesat e tyne personale .
shpeshhere me komtaren jan ba pislleqe tuj fute ne komtare lojtare pa shume vlera por vetem me qellimin qe emri i tij te figuroje ne listat e komtares dhe menaxherat ta ken ma te lehte me i qu nakun e me perfitu vetem prej emrit qe ka komtarja jone. :evil:
tash e mrapa ska ma ,te pakten me Bariqin , i cili na ka dhan garanci te plota ne lidhje me kete fenomen sepse atij si interesojn lojtaret por ekipi si skuader kompakte .

tash gjithkush mundet me ba zgjedhjen e vet per skuadrat perfaqesuese por komtare mete vetem 1 e ajo asht

KOMTARJA SHQIPNISE

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Post by gdr » Tue, 23 Oct 2007 , 13:24

Grup mos e shkyj hiç muhabetin se s'jam prej atyne qe i met hatri per pak e gja, po isha i bindun qe ti per rolin qe ke t'kishe nej informacion ma teper per kyt çeshtje. Tesh, falimners ketij informacioni i kam idete ma t'qarta edhe une e shpresojm qe Bariç t'jet prap tranjer e t'fusin Salihin :wink:
vllaznia veç me shkodran

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 23 Oct 2007 , 16:28

redbluboys un hala nuk e kam kuptu: a ekziston mundisa qi Kosova mos te antarsohet ne UEFA, por te paraqitet me komtaren e shqiperise.


PS: sa per ate ceshtjen e flamurit, flamuri i kosoves do te jete pothujse identik me ate shqiptar kshtuqi nuk qendron preblemi aty.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 Oct 2007 , 01:32

Man in redBlue, c'do shtet i pavarur dhe me nje statut sipas rregullave ka te drejte te beje kerkesen dhe te anetaresohet ne UEFA dhe FIFA.
Federata e futbollit e Kosoves kete kerkese e ka ba me kohe por hala nuk asht ba anetaresimi per shkak te statusit qe ka aktualisht Kosova, pasi DE JURE Kosova asht hala e Serbise :evil:

Problemi ka me kene ma vone me brezat e rinj dhe me identitetin qe ka me pas Kosova me marrjen e pavaresise.
Kta breza te rinj kan me vendos se cil shtet kane me perfaqsu ate te Kosoves apo te Shqipnise!!!
Po kshu dica e tille besoj se ka me ndodh edhe me tifozerite edhe se ktu puna asht dicka ma ndryshe pasi Tifozat per fat te mire nuk kondicionohet prej rregullave qe ka Fifa dhe Uefa
:wink: :lol: :lol:

E randsishme asht qe fillimisht Kosova te marre paveresine, masandej gjanat tjera vijne avash avash ne baze te kushteve politiko-sociale qe kane me u kriju ma vone.
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 24 Oct 2007 , 05:13

Un s'di qa me ju than :roll: Ktu ne Bullgari, me mu studjojn shum Shqiptar te Kosovs dhe shumica e tyne as nuk i njekin hiq neshjet e komtares. Sa her hupim ose barazojm kot (si n'rastin e neshjeve me Hollanden e Bullgarin), kta thojn "Ah, sikur t'kishim ken komtarja jon se kishim me pas fitu!" N'pergjithsi, menimi i tyne asht qi Kosova ka me kriju federat, tan tifozat Shqiptar te maqedonis dhe Kosovs kan me u ba me komtaren Kosovare, tan lojtart e tanishem dhe brezat e ardhshem Kosovar kan me lujt per Kosoven... :cry: Asht veshtir me jua ni zanin, po ja qe kshu menojn. Ishalla asht vetem menimi i ktyne ktu, dhe jo i tan Shqiptarve te Kosovs ne pergjithsi... :cry:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 24 Oct 2007 , 19:33

Megjithese un jam per nje komb nje kombtare tham qe kena me pas dy kombtare sidomos tu pas parasysh tipat qe komandojn sot futbollin shqiptar.per shembull ne kombtaret U-17,U-19,U-21 eshte vetem nje shqiptar nga kosova qe eshte Ujkani dhe at aty e ka dasht Bariç e jo Bushati.kjo vjen nga mosinterresimi total si i tranjerve te kombtareve shqiptare si ajo e drejtusave te fshf.kjo gja nuk bahet per 'rracizem' sepse per njerez qe na komandojn fusin ne kombtare pa pik problemit serb e grek vetem me i pagu,por bahet nga paaftesia e korrupsioni qe egziston.nje shembull eshte kombtarja U-17 qe eshte duke lujt keto dite.ja lojtaret e grumbullum

Xhino Sejdo (Venecia), Deljan Bregasi (Sampdoria), Selami Ajazi (Shkumbini), Erti Koni (Olimpik), Virgjil Çipa (Shkëndia), Albi Dosti (Teuta), Gledi Mici (Apolonia), Gerhard Tushe (Tirana), Klevis Lleshi (Olimpik), Guido Tepshi (Teuta), Teodor Përleshi (Besëlidhja), Andi Corri (Milan), Jetmir Nikolla (Ap.Cimical), Orkeljend Baze (Lushnja), Derjan Dosti (Shkëndia), Leutrim Mulgecaj (Dinamo), Daniel Xhaferaj (Panathana), Skerdi Seitaj (Patra), Endern Magani (Shkumbini), Kristjan Marku (Pavia), Ledio Metaj (Partizani) dhe Odise Rroshi (Apolonia). Trajner Shpëtim Duro.

jo vetem qe jane disa lojtar nga skuadra ta pa ndime si panathana e cimical por ne kete skuader nuk egziston nje lojtarc i vllaznis megjithese ne kampionatin U-17 vllaznia hala ska hup nje ndeshje,athu se tek na losin ufot.pra duke pa disa padrejtsina asht normale qe edhe ata te krijojn kombaren e tyne e mos te merren me plehnat tona

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 24 Oct 2007 , 19:44

I ke ra piks naqe.Deshta me pyte qa jane kta skuadrat Panathana e Cimical se si kam ni nej here edhe pse ska lojtar te Vllaznise?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 24 Oct 2007 , 20:43

vllaznia1919 wrote:I ke ra piks naqe.Deshta me pyte qa jane kta skuadrat Panathana e Cimical se si kam ni nej here edhe pse ska lojtar te Vllaznise?
ka shume gjana qe nuk shpjegohen maj naqe.peqini e fieri ka dy lojtar,olimpiakos,aek e panathinajkos mush me lojtar shqiptar e na marrim prej panathanet qe un nuk di se ku bjen por tham prej greqiet pa marre parasysh qe nuk ekziston nje lojtar nga ilirida apo kosova megjithese kena njerez edhe b.dortmund,leverkusen,bazel,zyrih e ku te dush ti gjen lojtar shqiptar.

Post Reply