Lajmet e fundit

Vllaznia, nesër i rikthehet fushës së stërvitjes

Vllaznia, nesër i rikthehet fushës së stërvitjes

Pas 4 ditësh pushimi, futbollistët e Vllaznisë do t’i rikthehen stërvitjes. Do të ndodhë kështu mesditën e së mërkurës, teksa në orën 12:00, kuqeblutë do të zhvillojnë seancën e parë të këtij viti. Ata kanë qenë në stërvitje deri më 30 dhjetor, kur zhvilluan një test kontrolli me ekipin U-19 të akademisë së klubit dhe më pas janë lënë pushim nga ana e trajnerit Cungu, për të festuar Vitin e Ri. Nesër, ndërkohë, rinis puna. Fillimisht në Shkodër, ndërsa më pas do të mësohet nëse ekipi do të lëvizë nga qyteti drejt Malit të Zi apo jo. Kjo ngaqë nuk është përcaktuar akoma destinacioni final për fazën përgatitore. Gjithçka varet nga financat. Siç dihet, Bashkia Shkodër ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit dhe, për këtë arsye, fondet që do të shkojnë për KF Vllazninë do të vonojnë edhe pak.

Shtubina “shkund” ekipin: S’ka më hapa fals

Vllaznia po kalon një ngërç si psikologjik ashtu edhe në rezultate pas dy humbjeve të fundit në kampionat. Shkodranët do të përballen ditën e nesërme me Teutën në Durrës, dhe kapiteni Ndriçim Shtubina është i bindur se skuadra e tij do të kthehet te rezultatet pozitive. Për SuperSport ai u shpreh:

Shtubina “shkund” ekipin: S’ka më hapa fals