Armando Cungu: Vllaznia është nana e futbollit shqiptar
Trajneri i skuadrës shkodrane Armando Cungu është parë shumë i emocionuar në përfundim të ndeshjes ndaj Partizanit që u mbyll në barazim 1-1. Një rezultat që mbi të gjitha u dha përgjigjen më të mirë të gjitha thashethemeve që flisnin për tolerim ndaj të kuqve. Në konferencën për shtyp, ai është ndalur tek karakteri i djemve në fushë duke thënë se Shkodra është nana e futbollit shqiptar dhe si e tillë meriton më shumë respekt. "Kjo skuadër tregoi se ka dinjitet dhe nder, luan për vete, përkundër gjithë sulmeve e aludimeve gjatë javës. Mendoj se e dominuam lojën, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Mund të shënonim më tepër, me pak kujdes, ndërsa në një pakujdesi kundërshtari barazoi, por nuk kam asnjë keqardhje, ishte një ndeshje e shkëlqyer. Kishim mungesa, e vërtetë, por të gjithë ata që luajtën dhanë gjithçka dhe bënë më të mirën. Nuk mund të thuash që po të ishin ata që munguan do bënin më mirë, sepse futbolli është i çuditshëm. Kjo ndeshje ishte një vitrinë për futbollin shqiptar, një ndeshje shumë e bukur, mes dy skuadrash që dhanë gjithçka për të marrë fitoren. Nuk e di, ndoshta po të ishim më të plotë mund të merrnim edhe fitoren, por pak rëndësi ka tani.