Lajmet e fundit

Vllaznia, nesër i rikthehet fushës së stërvitjes

Vllaznia, nesër i rikthehet fushës së stërvitjes

Pas 4 ditësh pushimi, futbollistët e Vllaznisë do t’i rikthehen stërvitjes. Do të ndodhë kështu mesditën e së mërkurës, teksa në orën 12:00, kuqeblutë do të zhvillojnë seancën e parë të këtij viti. Ata kanë qenë në stërvitje deri më 30 dhjetor, kur zhvilluan një test kontrolli me ekipin U-19 të akademisë së klubit dhe më pas janë lënë pushim nga ana e trajnerit Cungu, për të festuar Vitin e Ri. Nesër, ndërkohë, rinis puna. Fillimisht në Shkodër, ndërsa më pas do të mësohet nëse ekipi do të lëvizë nga qyteti drejt Malit të Zi apo jo. Kjo ngaqë nuk është përcaktuar akoma destinacioni final për fazën përgatitore. Gjithçka varet nga financat. Siç dihet, Bashkia Shkodër ende nuk e ka miratuar buxhetin për këtë vit dhe, për këtë arsye, fondet që do të shkojnë për KF Vllazninë do të vonojnë edhe pak.

Nisja shitja e biletave, ndaj Luftëtarit priten shumë tifozë

Që nga mesdita e sotme në Shkodër ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia-Luftëtari. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit dhe tashmë çdokush që ka dëshirë të jetë prezent në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, mund të pajiset me biletën përkatëse. Ajo që konstatohet lehtësisht gjatë këtyre ditëve në kryeqendrën e Veriut është se për takimin e radhës ndaj gjirokastritëve ka më shumë interes nga tifozët shkodranë. Rezultatet pozitive të skuadrës së tyre i kanë bërë ata të besojnë se Vllaznia duhet mbështetur.

Nisja shitja e biletave, ndaj Luftëtarit priten shumë tifozë
Cungu i sinqerte: Fitore pa shije, Bushiçin e pres ne Janar

Cungu i sinqerte: Fitore pa shije, Bushiçin e pres ne Janar

Armando Cungun nuk e ka kënaqur plotësisht fitorja në Vlorë. Trajneri i Vllaznisë sërish u shpreh me rezerva për skuadrën e tij pas suksesit 1-0 ndaj Flamurtarit. Ai kritikoi lojtarët e tij veçanërisht për lojën në pjesën e parë, ndërsa pranoi se do të dëshironte rikthimin e sulmuesit Tomislav Bushiç në afatin kalimtar të janarit.

Tri të verdha, Alsid Tafili mungon në Kukës

Një nga lojtarët më stabël në formacionin kuqeblu të këtyre 9 javëve të para të kampionatit ka qenë mesfushori Alsid Tafili. Megjithatë, për sfidën e radhës me Kukësin, që do të luhet ditën e diel, ai do t’i mungojë formacionit shkodran. Në ndeshjen e djeshme, me Tiranën, ai është ndëshkuar me karton të verdhë, që ka qenë i treti për të dhe për këtë arsye, në ndeshjen e ardhshme do të jetë i detyruar të mungojë. Kjo do të jetë ndeshja e pare, që trajnerit Cungu do t’i duhet të bëjë planet pa këtë futbollist në qendrën e mesit të fushës.

Tri të verdha, Alsid Tafili mungon në Kukës