Te ndryshme

FSHF INSPEKTON

FSHF INSPEKTON "RESHIT RUSIN". LIÇENSIMI SHUME AFER

Mesditen e sotme kane qene ne Shkoder per te inspektuar punimet e bera ne fushen sportive "Reshit Rusi" perfaqesuesit e FSHF-se Lysien Nurishmi dhe Klejdi Tomorri. Ata kane mbetur te kenaqur nga punimet e bera megjithate kane lene edhe dy-tre detyra per t'u realizuar ne ditet ne vijim, detyra keto qe do te realizohen nga klubi jone.

Vllaznia pret FSHF-në për liçensimin e fushës “Reshit Rusi”

Ky lajm konfirmohet nga vetë klubi kuqeblu, i cili duket i vendosur për t'i shkuar deri në fund kërkesës së bërë, që t’i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri në këtë fushë sportive.Në rast të kundërt, ata do të jenë të detyruar të gjejnë "strehë" tjetër, derisa të ndërtohet përfundimisht stadiumi "Loro Boriçi", ashtu siç bënë edhe në fundin e sezonit të kaluar, kur zhvilluan disa takime larg Shkodrës. Detyrat e lëna më parë nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, në inspektimin që i kanë bërë fushës sportive “Reshit Rusi”, janë përmbushur të gjitha. Për këtë arsye, brenda kësaj jave pritet një tjetër ardhje e tyre në Shkodër, për të parë tashmë ndryshimet e bëra. Ky lajm konfirmohet nga vetë klubi kuqeblu, i cili duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së bërë, që t’i luajë ndeshjet e para të kampionatit të ri në këtë fushë sportive.

Vllaznia pret FSHF-në për liçensimin e fushës “Reshit Rusi”
Vllaznia nuk gjen rival për miqësore, ka vetëm test

Vllaznia nuk gjen rival për miqësore, ka vetëm test

Stafi teknik i kuqebluve kishte menduar zhvillimin e një ndeshje miqësore me Besëlidhjen, por lezhjanët nuk kanë qenë gatiDo të ketë një test kontrolli brenda familjes, teksa formacioni i parë do të vihet përballë të dytit. Në këtë ndeshje do të luajë edhe mbrojtësi i ardhur për provë Hamels Hoxha. Pasditen e sotme ishte planifikuar që ekipi i Vllaznisë të zhvillonte ndeshjen e pestë miqësore, por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Arsyeja është se mungon kundërshtari dhe, për këtë, trajneri Zmijani ka menduar të zhvillojë vetëm një test kontrolli brenda familjes. Ajo do të zhvillohet pasdite dhe më pas futbollistët do të lihen pushim për fundjavë.