Lajmet e fundit

Ribaj: Shpresoj të mos ndalem më, e ndjejmë rrezikun...

Andi Ribaj gjeti golin e parë sezonal në takimin e sotëm me Kamzën ndërsa Vllaznia regjistroi fitoren e parë me tre gola. Sulmuesi fierak u shfaq i kënaqur për golin dhe suksesin e skuadrës në intervistën e dhënë për “Super Sport”, teksa theksoi se kuqeblutë kanë kualitete brenda dhe do të ngjiten shpejtë në klasifikim.

Ribaj: Shpresoj të mos ndalem më, e ndjejmë rrezikun...

Merkato/ Vllaznia kontakton mbrojtësin e Partizanit

Trajneri Ernest Gjoka beson se skuadra e tij mund të shpëtojë vetëm me një merkato të mirë në janar. Portali eduasportin.com zbulon nëpërmjet burimeve të sigurta pranë klubit shkodran se tekniku Gjoka dëshiron të ketë në skuadër mbrojtësin e Partizanit, Gëzim Krasniqi. Madje, mes palëve ka pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta. Kavajasi ka humbur shumë terren te skuadra e kuqe dhe emri i tij gjendet në listën e largimeve.

Merkato/ Vllaznia kontakton mbrojtësin e Partizanit
Gjoka pas ndeshjes: Kjo fitore, një oksigjen për ne

Gjoka pas ndeshjes: Kjo fitore, një oksigjen për ne

Pas fitores me Lushnjën, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, është shprehur i qetë duke qëndruar me këmbë në tokë. Për Gjokën, ky 3-pikësh është një oksigjen për skuadrën, ndërsa vuri theksin edhe njëherë tek puna që duhet bërë në të ardhmen. Gjoka foli edhe për dëmtimet e lojtarëve të skuadrës shkodrane, ku garantoi se mesfushori Hasani do të jetë i gatshëm për sfidën e rradhës ndaj Luftëtarit, po në Shkodër.