Vllaznia i jep lejekalimin Hasanit dhe i merr miliona lekë
Edon Hasani ka arritur më në fund akordin me drejtuesit e Vllaznisë që t?i japin lejekalimin për të luajtur në Iran, ku ka firmosur te skuadra e Sepahanit për një vit e gjysmë dhe do të përfitojë 100 mijë euro në sezon. Por, pengesë për një transferim të tillë ishte bërë klubi shkodran me të cilin Hasani ka një kontratë. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të paguar te kuqeblutë, pasi përfitonte një pagë prej 4 milion lekësh në muaj.