Superliga

Vllaznia barazon me Luftetarin

Vllaznia barazon me Luftetarin

Vllaznia ka marre 1 pike me vlere, duke barazuar pa gola kunder ekipit te Luftetarit te Gjirokastres. Te dy ekipet e kane filluar me te njejten modul 4-2-3-1 dhe kerkojne qe ne fillim ti imponohen njera tjeres.

Cungu ndjen keqardhje: Meritonim një pikë

Cungu ndjen keqardhje: Meritonim një pikë

Pas humbjes ndaj Partizanit, Armando Cungu për SuperSport u shpreh: “Humbja na zhgënjen, sepse është disfata e dytë rresht dhe përsëri e pësojmë në fund. Është edhe mungesë përqendrimi e jona. Megjithatë, unë nuk mund ta qortoj skuadrën, lojtarët kanë dhënë më të mirën dhe kaq është maksimumi i kësaj Vllaznie. Duhet të vihemi në lëvizje të gjithë, sepse është një moment delikat.” “Nëse në dy fazat e para ecëm më mirë, kjo ka ardhur edhe për faktin se lufta nuk ishte kaq e egër sa tani. Nuk ndërtuam ndonjë skuadër të nivelit të lartë dhe e kam thënë gjithmonë që duhet kujdes dhe të qëndrojmë sa më larg fundit të tabelës, sepse është një kampionat shumë i vështirë.”

Luhet Vllaznia-Tirana, “klasikja” ku vlen vetëm fitorja

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e fundit për këtë vit, do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 14:00. Ndonëse fillimisht u mendua të luhej në orën 17:00, orari ka ndryshuar dhe nuk do të ketë nevojë për prozhektorë. Natyrisht, një sfidë e tillë pritet me interes, për më tepër që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Atmosfera në këtë pragndeshje duket e ndezur, sepse dihet edhe rivaliteti mes dy tifozërive. Nga sa merret vesh, në “Loro Boriçi” do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh bardheblu dhe kjo do të bëjë që edhe numri i tifozëve shkodranë të jetë më i madh këtë herë.

Luhet Vllaznia-Tirana, “klasikja” ku vlen vetëm fitorja